E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet pretendente per titullin kampion nuk pranojne oferten e UFA-Sports

Pezull e drejta televizive e kampionatit, Prodani: Tirana t'i bashkohet grupit

Vazhdojne diskutimet per te drejten televizive te kampionatit shqiptar, kater jave pas fillimit te sezonit, pasi dy ekipet pretendente per titullin kampion nuk i jane bashkuar grupit te skuadrave qe kane nenshkruar nga nje kontrate me kompanine "UFA Sport". Klubi "Tirana" nuk ka firmosur me kompanine ne fjale, duke ndjekur te njejtin hap, si Dinamo. Kesisoj blute nuk do te jene zyrtarisht pjese e marreveshjes me "UFA Sport", te pakten per vitin e pare. Por telenovela vazhdon dhe debatet me drejtuesit e FSHF-se nuk kane te sosur. Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Eduard Prodani theksoi se marreveshja duhet te ishte realizuar dhe pret konfirmimin e Tiranes. "Kam biseduar edhe me drejtuesit e Tiranes dhe me kane dhene sinjale pozitive," - theksoi Prodani. - "E drejta televizive, ne menyre te grupuar sjelle perfitime per te gjitha ekipet, me shume se cdo te perfitonte secila, ne rast se e shiste nje gje te tille ne menyre te vecuar," - shprehet me tej sekretari i FSHF-se, qe ka hasur ne kundershtime te Tiranes, qe nuk kane qene te kenaqur me oferten dhe per kete arsye deri tane kane hezituar qe te firmosin, duke mbajtur pezull shitjen e te drejtes televizive. Aktualisht, klubi i Dinamos eshte i vetmi qe ka nenshkruar nje kontrate me nje kompani televizive ne vend, vetem per nje vit, duke mos pasur asnje mundesi qe te futet ne bisedime me FSHF-ne, si pale ndermjetesuese per te nenshkruar kontraten e se Drejtes Televizive, ne edicionin ne vijim.

Interesimi

Kategoria Superiore synon qe te shese si nje e tere te drejten televizive per edicionet ne vijim, por kjo gje ka sjelle interesin e klubeve te rretheve, pasi ofertat ndaj tyre kane qene me te uleta nga mediat vendase ne vitet e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›