E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundjet e shqiptarëve, studimi i INSTAT dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunimin me INSTAT ka prezantuar rezultatet paraprake të një studimi demografik shëndetësor në Shqipëri për vitin 2008- 2009. Sipas ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili i cili ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet i cili tregton informacion për gjendjen shëndetësore të popullsisë shqiptare tregon edhe se në çfarë drejtimi duhet të investojë kjo ministri.
Ndërkohë drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli është shprehur se ky studimi ka nxjerrë shumë probleme shëndetësore të shqiptarëve siç janë kequshqyerja në fëmijëri , 7 përqind e fëmijëve deri në moshën 5 vjeç të jenë të shkurtër dhe nën peshë . Po ashtu sipas Yllit problem vazhdon të mbeten vdekjet foshnjore të cilat kapin shifrat 11 vdekje në 1000 lindje.
Ndërkohë studimi është përqendruar gjithashtu dhe tek lindjet ku rezultoi se në vend, një grua shqiptare lind mesatarisht 1 deri ne 6 fëmijë në jetën e saj. Nga të dhënat e ADHS për zonat rurale një grua lind 1 deri në 8 fëmijë kurse në ato urbane 1 deri në 3 fëmijë. Të dhënat janë shënuar në drejtimin e planifikimit familjar ku sipas të intervistuarve dy të tretat e grave të martuara janë duke përdorur një metodë të planfikimit familjar, por vetëm një në nëntë gra përdor metoda moderne të planifikimit familjar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›