Gjermania konfirmon hyrjen në recesion ekonomik
Frankfurt - Gjermania njofton rënien me 3.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me atë të fundit të vitit 2008. Kështu, shifrat e publikuara sot nga zyra e statistikave (Destatis) konfirmojnë hyrjen e Gjermanisë në recesion.
"Prodhimi i Brendshëm Bruto pësoi rënie për të katërtën herë radhazi, dhe gjatë tremujorit të parë u vu re rënia më e fortë ekonomike që nga fillimi i publikimit të të dhënave tremujore në vitin 1970", deklaron zyra federale në një komunikatë.
Në një vit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i ekonomisë së parë evropiane pësoi një kontraktim me 6,9 për qind, pas një rritjeje me 1,8 për qind në tre mujorët e kaluar të vitit 2008. "Rënia e eksporteve dhe investimeve industriale është përgjegjësi kryesor për rënien e Prodhimit të Brendshëm Bruto", theksoi Destatis.