E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Na njoftuan me sms

Tiranë -Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në seancën e pasdites. Kryetarja e grupit kuvendor të PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar se u njoftuan verbalisht për seancën e sotme dhe jo në mënyrë zyrtare. “Është absurde. Na njoftuan me mesazh për seancën”-deklaroi ajo pak minuta më parë. “Kështu nuk mund të funksionojë Kuvendi”-tha më tej Leskaj, duke shtuar se seanca zhvillohen zakonisht të enjteve paradite.

Duket se klima politike paraelektorale në vend, është acaruar jo pak. Gjatë seancën së sotme, pritet të emërohet ministri i Punës, ndërsa një tjetër pikë me rëndësi për mazhorancën është edhe miratimi i dosjes hetimore për dhënien e lejeve të ndërtimit nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Partia Demokratike akuzon kryetarin e kësaj bashkie Edi Rama, se ka dhënë 19 leje ndërtimi dy personave të afërt me të, ish-drejtor në bashki.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›