Gjermania mbështet Shqipërinë për vizat
BERLIN- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kreun e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Gjatë këtij takimi Topalli shprehu shpresën dhe besimin se Gjermania sërish do ta mbështesë Shqipërinë në heqjen e vizave për qytetarët e saj. Topalli bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri. Ajo i bëri të njohur reformat që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të plotësimit të detyrimeve në proceset integruese.
Në mënyrë të veçantë e njohu kolegun e saj gjerman me përmbylljen e të gjitha kërkesave lidhur me menaxhimin e kontrolluar të kufijve, me vënien në funksion të teknologjive të reja më të avancuara në këtë drejtim, të gjitha këto të lidhura me procesin e heqjes së vizave.
Duke diskutuar lidhur me çështjet ekonomike, ajo shprehu krenarinë për vlerësimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për Shqipërinë, si i vetmi vend në rajon që edhe pse i rrethuar nga kriza financiare globale vazhdon me rritje ekonomike të qëndrueshme. Topalli kreu këtë takim gjatë ndalesës së saj në Berlin, ndërsa vijonte udhëtimin për në Suedi, e ftuar për një vizitë zyrtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)