Vizita e kryeprokurorit spanjoll, ceremoni për binjakëzimin e dy prokurorive

Po zhvillohet në ambientet e hotel "Sheraton" ceremonia për binjakëzimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme spanjolle. Në ceremoni janë të pranishëm ambasadori i KE-së në Tiranë Helmut Lohan, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, kryeprokurori spanjoll Candido Pompido Touron, si dhe kryeprokurorja shqiptare Ina Rama. Lohan tha në fjalën e tij, se KE ka mbështetur drejtësinë shqiptare me burime njerëzore dhe financiare. Ai shtoi se KE ka sjellë ekspertizë për ligjin e Policisë Gjyqësore. Ndërkohë që kryeprokurori spanjoll Touron ka falënderuar institucionet shqiptare për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e kryeprokurores Ina Rama për të na mbështetur. Sipas tij, Prokuroria është shtylla themeltare e Drejtësisë, ndaj duhen marrë masa ndaj shkelësve të ligjit dhe prokurorët të mbrohen ndaj presioneve.