E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kartat”, Ministria e Brendshme kallëzim penal ndaj PS

TIRANE- Nisur nga deklarata e kreut të grupit të PS, Gramoz Ruci se janë falsifikuar karta të identitetit, Ministria e Brendshme ka depozituar sot në Prokurorinë e Tiranës, kallëzim për veprat penale “falsifikim të letërnjoftimeve si dhe të përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik”. Përmes këtij kallëzimi, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, deklaroi se evidentohen mjaft qartë elemente të veprës penale ndaj Prokuroria ndodhet në kushtet e fillimit të cështjes penale.

“Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë ka depozituar kallëzimin penal me objekt kallëzim për veprat penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe të përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik . Duke qenë se evidentohen qartë elementet e veprës penale, Ministria e Brendshme shpreh shqetësimin për veprimet e konstatuara dhe është e mendimit se Prokuroaria e rrethit gjyqësor Tiranë ndodhet në kushtet e fillimit të cështjes penale” theksoi Poni gjatë një deklarate për mediat.

Ndërkaq Ministria e Brendshme garanton pamundësinë e falsifikimit të dokumentave origjinale të prodhuara nga firma koncensionare.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›