Stina e eventeve, zhvillohet në Tiranë “Poezia e Verës”
TIRANE- “Poezia e Verës” ka qenë aktiviteti i radhës i realizuar në kuadër të stinës së eventeve “Italia e Shqipëria- dy popuj, një det, një miqësi”. Këto evente për ambasadorin italian në Tiranë Saba D”Elia marrin jetë nga një raport i shkëlqyer mes popujve të dy vendve tona. Ambasadori d”Elia tha se të ardhurat e fituara nga shitja e verës do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve jetimë.
“Jemi këtu për të përuruar këtë aktivitet i cili synon të vlerësojë më tej territorin e të dyja vendeve që merren me kultivimin e verës, synon të theksojë edhe më tej lidhjet e ngushta që ekzistojnë midis kultivuesve të verës në të dy vendet. Kjo veprimtari është edhe një veprimtari bamirësie pasi të gjitha të ardhurat nga shitja e verës do të shkojnë për llogari të shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. ” u shpreh ambasadori D”Elia.
Pas Tiranës “Poezia e Verës” do të vazhdojë në qytetin e Beratit, Durrësit dhe Shkodrës. Evenimenti “Italia e Shqipëria dy popuj një det një miqësi” sjell në Tiranë 25 koncerte dhe spektakle, 5 prezantime kinematografike, 28 konferenca, 5 manifestime sportive, 7 iniciativa në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë, 6 aktivitete në fushën e arsimit dhe 5 konkurse me tematika të ndryshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)