Jackson rekord pas vdekjes, kontratë 250 mln dollarë
LOS ANGELES- Përfaqësuesit dhe familjarët e mbretit të popit, Michael Jackson kanë arritur një marrëveshje 250 milion dollarëshe me shtëpinë diskografike Sony që konsiderohet më fitimprurësja në histori, për realizimin e shtatë albumeve të reja me këngët e yllit amerikan që u shua në moshën 50 vjecare në muajin qershor të vitit të kaluar.
Lajmi bëhet i ditur nga “Wall Street Journal” që thekson faktin se Jackson vazhdon të thyejë rekorde edhe pas vdekjes. Vetë kompania Sony ka bërë të ditur se që pas vdekjes së mbretit të popit, ajo ka shitur 31 milion kopje të albumeve të Jackson. Përfaqësuesit e Jackson tashmë duhet të realizojnë shtatë albume muzikore me këngë që këngëtari legjendar i kishte përgatitur përpara se të vdiste.
Mediat amerikane flasin edhe për një album që Michael Jackson kishte realizuar me yllin e grupit Queen, Freddy Mercury, por që nuk e pa kurrë dritën e diellit. Marrëveshja më e fundit me kompaninë Sony e bën Jackson sërish këngëtarin më të suksesshëm të të gjithë kohërave.
(m.a/News24/BalkanWeb)