Gjermania mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë

Berisha e falënderoi deputetin Erler për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, në veçanti në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
Me këtë rast, Kryeministri e vlerësoi ndihmën e fondacionit “Friedrich Ebert”, si një kontribut real e i rëndësishëm në projekte të rëndësishme të realizuara në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve.
Deputeti gjerman Erler i rikonfirmoi atij se Gjermania do të vijojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian.
Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit politike në vend, ku u vlerësua si një hap pozitiv rëndësia e ndërprerjes së bojkotit të institucioneve nga ana e opozitës dhe se tashmë të gjitha energjitë duhet të fokusohen në përmbushjen e 12 prioriteteve të agjendës evropiane për të ecur përpara me hapat e mëtejshëm të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. /Start/
2011-09-15 16:02