Berisha Censusi nje akt themelor shqiptaret duhet qe te jene krenare per te
Procesi i regjistrimit të popullatës shqiptare do të kryhet në harmoni me standardet më bashkëkohore dhe nivelet më të larta të teknologjisë moderne.
Ai është një akt themelor i cili do të bëjë të mundur transmetimin e të dhënave të sakta, duke mundësuar kështu edhe shpërndarjen më të drejtë të të ardhurave buxhetore në vend.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së përurimit të Qendrës së Skanimit dhe Përpunimit të të Dhënave të Censusit, financuar nga Komisioni Evropian.
“Sot ne kemi tregues demografikë në tërësi, por ata nuk janë një herë e përgjithmonë.
Ndaj duhet një monitorim më i saktë i trendit të shoqërisë.
Pikërisht, regjistrimi i popullatës shërben për një orientim mbi politikat demografike. Por ai ka edhe një meritë tjetër të madhe, si ajo e të qenit një pasqyrë e kristaltë e përpjekjes dhe arritjeve të mëdha të shqiptarëve në këto vite lirie.
Shqiptarët trashëguan nga 45 vjet diktaturë ndëshkimin me 750 mijë bunkerë dhe sot kanë një arsye të krenohen me të dhënat e këtij regjistrimi”, theksoi kreu i qeverisë.
E duke përmendur më pas ata që kanë dalë kundër pëtij procesi, ai tha se “në një shoqëri të lirë, grupe, njerëz apo organizata, kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre dhe t’i shpallin ato pa asnjë lloj kufizimi”.
Por kur këtë, sipas tij, e bëjnë institucione, “kjo lëvizje nuk mund të quhet ndryshe, veçse Lëvizja FaqeZi”.
“Ajo që mua më shqetëson ndaj u bëj këtë etiketim, është fakti se ata keqpërdorin pozitën e lartë shtetërore për qëllime meskine”, tha ai më pas.
Duke falënderuar në fund Komisionin Evropian dhe gjithë institucionet e tjera ndërkombëtare që kanë ndihmuar në realizimin e këtij akti madhor dhe themelor, siç është sipas tij, regjistrimi i popullatës së Shqipërisë.