E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Si i kapem grabitesit e kazinove

Goditet në Tiranë grupi kriminal i vjedhjeve me armë të lojërave të fatit dhe kazinove në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë, përmes finalizimit të operacionit të koduar “Pritja e Gjatë”.

Kështu deklaroi në një dalje publike, drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça, mbi ngjarjen e djeshme.

Ai raportoi më tej se “strukturat e hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë të mundur në mesnatë finalizimin e operacionit policor ”Pritja e gjate”, i cili konsistoi në zbardhjen dhe arrestimin e grupit kriminal që kryente “Vjedhje me armë” të lojrave të fatit dhe kazinove në Tiranë e qytete të tjera”.

“Qëllimi i operacionit policor ishte kapja në flagrancë e grupit kriminal të përbërë prej 6 personash, të cilët kishin planifikuar vjedhjen me armë të radhës në Tiranë, në afërsi të sheshit “Avni Rustemi”, tha ai.

Duke shtuar se menjëherë pas thirrjeve të qarta të policisë Bejo Pasha dhe Niklovan Curaj janë përgjigjur duke qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë, e cila ka reaguar për neutralizimin dhe kapjen e autorëve.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur Bejo Pasha dhe Niklovan Curaj si dhe një punonjes i policisë i Forcave Speciale Operacionale”, tha më tej Muçaj.

Duke bërë me dije gjithashtu se janë arrestuar në flagrancë 6 personat me emrat Bejo Pasha, Niklovan Çuraj, Jonida Çuraj, Ani Rrapa, Ilirjan Ilnica dhe Jedmir Elmazi.

Në vendngjarje janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe armë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›