Jemen al-Qaeda vret 12 ushtare

Militantë të al-Qaeda sulmuan një karvan ushtarak në jugun e Jemenit gjatë mëngjesit, duke vrarë 12 ushtarë dhe plagosur tre të tjerë, informuan burimet zyrtare të vendit arab.
Mjetet luftarake po udhëtonin për në një bazë në qytetin e Lavdarit, ku disa sulme kundër të dyshuarve si të lidhur me organizatën terroriste u organizuan gjatë vitit të shkuar.
Autoritetet jemenase janë duke luftuar kundër një dege të organizatës së al-Qaeda, e cila mbahet përgjegjëse për disa sulme vdekjeprurëse në vend dhe në Arabinë Saudite.
Gjatë tetorit, lëndë shpërthyese u gjet në një avion që udhëtonte nga Jemeni në Angli.