E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi termet i fuqishem ne veri

Një tërmet me fuqi 5.8 ballë ka tronditur sot veriun e ishullit indonezian të Sulauesit.

Lajmin e bën të ditur Agjencia Kombëtare e Gjeofizikës, e cila për momentin nuk sinjalizon viktima dhe dëme.

Tërmeti është regjistruar në 11:10 me orën lokale, në 04:10 me orën tonë, në një thellësi prej 30 kilometrash. Ndërsa epiqendra e tij është lokalizuar 156 kilometra në jug-lindje të qytetit të Bitungut.

Një tërmet 7.7 ballësh që ra në tetor të vitit të kaluar në Indonezi shkaktoi një tsunami të fuqishëm që solli mbi 390 viktima.

Ndërsa në fillim të nëntorit, aktivizimi i vullkanit Merapi mbushi qiellin e vendit me re hiri, duke bërë që të shtyhen shumë aktivitete, përfshirë këtu vizitën e presidentit amerikan Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›