Gjermania miraton planin, për forcimin e Eurozonës

Qeveria gjermane ka miratuar planin, i cili sheh forcimin e Fondit për Shpëtimin e Eurozonës, ku paraqet hapin e parë të fuqisë më të madhe në Evropë për rimëkëmbjen e euros. Ministri i Financave, Volfgang Shojblle, tha se me këtë hap, "Qeveria ka treguar se është e vendosur për të siguruar stabilitetin e euros".
Propozimi i miratuar sot, parasheh që me fondet e kredisë të mundësohet blerja e bonove të shtetit dhe në këtë mënyrë të mundësohet kreditimi afatshkurtër për vendet në krizë. Plani, për të cilin është rënë dakord në 21 korrik në Bruksel, parashikon që kufiri i kredisë të rritet në 440 miliardë euro nga 250 miliardë sa është aktualisht.
Kancelarja Angela Merkel, tani duhet t`i bindë skeptikët e koalicionit të saj, se "masa është e arsyeshme".