E Diel, 1 Nëntor 2026

Nurja: Regjistrimi i popullsisë, ka nisur trajnimi i grupeve

Të dhënat e para të censusit, i cili pritet të nisë më 1 tetor, pritet që të dalin në fund të nëntorit ndërsa përfundimi i procesit dhe nxjerrja e të dhënave përfundimtare, pritet të ndodhë në mes të vitit 2012.

Ines Nurja, drejtoreshë e INSTAT deklaroi se tashmë ka nisur trajnimi i grupeve, që do merren me regjistrimin e popullsisë dhe të banesave. Drejtoresha e INSTAT, deklaroi ndër të tjera se grupet që do merren me censusin, do të shkojnë në çdo banesë dhe anketuesit do të jenë banorë të asaj zone.

Procesi i regjistrimit të popullsisë ose censusi ka qenë një proces i kundërshtuar, për faktin se në formularin e regjistrimit, përfshihen feja dhe kombësia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›