E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa patenta mungon mbrojtja e produkteve

Prodhuesit dhe bizneset shqiptare janë ende të paedukuara mirë për të mbrojtur markën dhe emrin e tyre. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave thonë se vitet e fundit ka shtim të aplikimeve për të mbrojtur produktet, por ende numri i biznesve shqiptare ngelet i ulët.

“Dikush të mbrojë të drejtat e veta, që të mos i shkelen, që të mos imitojë shërbimin, mos imitojë produktin hapi i parë është që të rregjistrohet në zyrën e patentave dhe markave. Market e huaja arrijnë ta gjejnë zyrën tonë shumë më lehtë se sa biznesi shqiptar. Ne kemi të rregjistruar vetëm për vitin 2010 rreth 6 mijë marka të huaja. Në rrjedhën e viteve 300 marka janë rregjistruar për vitin 2010 dhe të njëjtin trend ka dhe për vitin 2011. Ka rreth 600 marka të huaja që kanë preferuar të aplikojnë direct në zyrën shqiptare”- tha Safet Sula, drejtori i PPM.

Aplikimi kërkon pak kohë dhe kryehet me pagesa modeste. Për Albanian Screen, drejtuesi i këtij institucioni thotë se kostot në rastet e konflikteve për shkak të mosregjistrimti janë të larta. “Kostoja e rregjistrimit është tepër minimale. Përafërsisht është 100 euro, ndërsa kostoja e një konflikti për një markë mund të kalojë me mijëra euro”- tha Sula.

Janë mbi 10 ligje dhe Vendime të Qeverisë të cilat rregullojnë mbrojtjen e emrit, markës, Patentës apo pronësinë industriale. Po kështu një sërë marrëveshjes mundësojnë njohjen në tregjet e huaja. duhet theksuar që në shqipëri mungon krijimi, çka ka bërë që patentat e dhënë deri më tani të jenë më pak se 10. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›