E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ndihmon me 1.5 miliardë euro koncernin Opel

Berlin, 9 shkurt, NOA Shteti gjerman ka
vendosur të ndihmojë me një shumë prej 1.5 miliardë eurosh koncernin e
prodhimit të automjeteve Opel për të dalë nga kriza e rëndë financiare në të
cilën gjendet. Kjo pas shifrës së paralajmëruar nga Opel se do të shkurtojë
në Evropë 8.300 vende pune. Duket se një shifër e tillë nuk i ka ardhur për
shtat qeverisë gjermane, pasi do të krijonte tronditje në radhët e punëmarrësve,  e për këtë arsye duket se ka ndërmarrë masën
e ndihmës financiare ndaj kompanisë Opel.

Bëhet me dijeni se paratë do të merren nga i
ashtuquajturi "Fondi i Gjermanisë" që qeveria e kishte krijuar në
kohën e krizës për sipërmarrjet nevojtare. 

Sipas të dhënave të shefit të koncernit Nick
Reilly gjatë prezantimit të konceptit për rimëkëmbjen në Frankfurt mbi Main të
prekur janë 1.300 vende pune në administratë dhe 7.000 në prodhim.

Vetëm në Gjermani preken nga shkurtimet rreth
3.900 vende pune dhe sipas Reilly-t, Gjermania do të marrë pjesë me një ndihmë
shtetërore prej 1,5 miliardë eurosh.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›