SHBA insiston: Sistemi raketë, kundër Iranit dhe jo Rusisë

Uashington, 9 shkurt, NOA Shtetet e Bashkuara
të Amerikës kanë insistuar në qëndrimin e tyre lidhur me sistemin antiraketor
që po synojnë të vendosin në Evropë. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit,
edhe njëherë është bërë me dijeni publikisht fakti se kjo mburojë antiraketore,
të cilën Shtetet e Bashkuara e vendosin në Evropë, nuk është e drejtuar në të
vërtetë kundër Rusisë, por synon mbrojtjen nga kërcënimet në rritje nga Irani.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije zëdhënësi
i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, i cili i bëri këto komente lidhur me
deklaratat e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Nikolai
Makarov.
Ne vazhdojmë të diskutojmë për mënyrën e bashkëpunimit me Rusinë në mbrojtjen
kundër raketore, tha Krouli.
Makarov kishte pohuar tha se planet e SHBA-ve për mburojën raketore në Evropë
janë të drejtuara kundër Rusisë dhe se do të duhej të përfshihen në negociatat
e Moskës dhe Uashingtonit për marrëveshjen e re mbi kontrollin e armatimit.
n.e/NOA