E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani dënon me vdekje një tjetër opozitar, nxehet Obama

Teheran, 10 shkurt, NOA - Në Iran është dënuar
me vdekje edhe një pjesëmarrës tjetër i protestave të 27 dhjetorit  kundër
qeverisë. Kjo gjë ndodhu vetëm pasi javën e kaluar  drejtësia e këtij vendi shpalli plot 12
dënime me vdekje ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër qeverisë, nga të
cilët 2 prej tyre tashmë janë varur në litar. Nga ana tjetër, 9 opozitarë të tjerë kanë dalë
në gjyq dhe ende nuk u është dhënë vendimi.

Duke koinçiduar në të njëjtën kohë edhe me
nisjen e procesit të pasurimit të uraniumit prej Iranit, i ashpër ka qenë
reagimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama lidhur
me akte të tilla të ndërmarra prej autoriteteve iraniane.

Obama  njoftoi para gazetarëve në
Uashington për  sanksione kundër Teheranit  në një "masë të
konsiderueshme".

Në të njëjtën kohë, ai foli me lëvdata për
Rusinë, e cila kohët e fundit nuk  kishte përjashtuar më mundësinë e
marrjes së  masave ndëshkimore të përbashkëta kundër Iranit në Këshillin
e Sigurimit. 

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›