Haiti, numri i viktimave arrin në 230 mijë

Porto Prince, 10 shkurt, NOA Bilanci i
viktimave në Haiti deri tani ka arritur në shifrën prej 230 mijë personash.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga qeveria e
Haitit e cila e ka rritur bilancin e të vdekurve nga tërmeti i 12 janarit në
230 mijë nga shifrat paraprake të cilat ishin 212 mijë.
Megjithatë, qeveria e Haitit tërheq vërejtjen se shifrat e fundit nuk janë
përfundimtare dhe nuk i përfshijnë njerëzit që janë varrosur në varreza private
apo nga familjarët e tyre.
Kjo do të thotë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i m adh se kaq, duke
folur për një bilanc të frikshëm dhe tronditës të pasojave që shkaktoi tërmeti i
një muaji më parë në ishullin e varfër të Karaibeve.
Ky i fundit, për nga pasojat e tij, krahasohet
me bilancin e shkaktuar nga cunami në Azi në vitin 2004.
n.e/NOA