E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janukoviç: Nuk jam vegël e Moskës, Timoshenko të pranojë humbjen

Kiev, 10 shkurt, NOA - Ai nuk është një vegël
e Moskës, por një personalitet i cili punën e tij ia ka kushtuar Ukrainës dhe
zhvillimit e integrimit të saj të mëtejshëm.

Kështu është shprehur presidenti i
sapozgjedhur ukrainas, Viktor Janukoviç gjatë një interviste të dhënë për CNN.
Sipas tij, nuk është e vërtetë që ai i ka sytë nga Moska dhe Kremlini, por
dëshiron më të mirën për vendin e tij.

Gjatë mandatit tim si president, prioritet
kryesor është interesi kombëtar ukrainas dhe jo ai rus. Do të marr vendime
vetëm në bazë të interesit kombëtar të Ukrainës, tha Janukoviç.

Nga ana tjetër, kreu i ri i shtetit të Ukrainës
i bëri thirrje edhe rivales së tij që arriti ta mundë me rezultate të ngushta në
zgjedhje, Julia Timoshenko, që të njohë zgjedhjet dhe të mos ngrejë më kot
akuza për manipulim, kur ato nuk janë të vërteta.

Sipas tij, Timoshenko nuk duhet të harrojë që të
mos tradhëtojë parimet e vetë revolucionit të saj Portokalli.

Ndërkaq, kryeministrja ukrainase Julia
Timoshenko, ende nuk ka dhënë një prononcim për mediat pas humbjes së saj në
procesin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›