E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry, mbetet kapiten i Chelseat

John Terry do të vazhdojë të jetë kapiten i Chelseat, ka konfirmuar kryetari i klubit, Bruce Buck.

Terry është suspenduar për katër ndeshje dhe u gjobit me 220 mijë funte nga Federata angleze pas shpalljes fajtor për fyerje racore ndaj mbrojtësit të Queens Park Rangers, Anton Ferdinand në duelin e skuadrave në tetor të vitit të kaluar.

Kampioni i Evropës nuk ka vendosur të dënojë futbollistin por ka shqiptuar një “gjobë, shumë, shumë të rëndë”. Buck tha se pronari Roman Abramovich është konsultuar para “vendimit për gjobitje”. Kurse, Terry, 31 vjeç në ndërkohë do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit të gjigantit londinez.

“Pavarësisht gjithë asaj që ndodhi John Terry mbetet kapiteni ynë”, deklaroi Buck për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›