E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania, nis me shpejt llogarite me Argjentinen e Maradones

Shakaja e vjeter: “Anglia e shpiku futbollin, por Gjermania i fiton ndeshjet”, qendron edhe me shume pas ndeshjes se djeshme. Gjermania fitoi 4-1 ndaj Anglise dhe siguroi nje bilete per ne cerekfinale. Pas ketij triumfi, gjermanet kane nisur te bejne llogarite me gjysmefinalen dhe do te ndeshen me fituesin e ndeshjes se mbremshme mes Argjentines dhe se Maradones dhe Meksikes. Anglia nuk shkoi ne finale te Italia ’90, por as ne ate te Euro ’96, pasi gjermanet i eliminuan nga pika e bardhe. Anglia mendohej se kishte nje ekip me te forte, ne Boterorin afrikan, por serish ne perballjet direkte ka triumfuar futbolli gjerman. - “Ne e nisim ndeshjen me mire se Anglia dhe ishim te perqendruar qe te fitonim dhe mendoj se merituam ate ne fund”, - theksoi sulmuesi Miroslav Klose, pas triumfit te djeshem ne Afrike.
Brazil - Kili, leksione futbolli nga Amerika Latine
Dominimi i ekipeve te Amerikes se Jugut ne fazen e pare te Kupes se Botes ka vene ne 1/16-at, perballe njera-tjetres, dy ekipe te ketij kontinenti, Kilin dhe Brazilin. Te pesta ekipet e Amerikes Latine u kualifikuan ne fazen e dyte. Brazili nuk njeh asnje humbje me Kilin, ne 10 vitet e fundit, qe kur humbi 3-0 ne ndeshjet kualifikuese te Kupes se Botes, ne 2002. Brazili ka fituar shtate ndeshjet e kaluara, me nje golavarazh 23-4. Ne 10 ndeshjet e zhvilluara gjate kesaj dekade, pervec humbjes se vitit 2000, skuadra e Dunges njeh edhe nje barazim. Brazili dhe Kili jane takuar dy here ne historine e finaleve te Kupes se Botes. Skuadra samba ka fituar 4-1 ne raundin dyte, France 1998, si dhe 4-2 ne gjysmefinale te vitit 1962, ne Boterorin e Kilit. Brazili, gjithashtu ka fituar dy ndeshjet e fundit kualifikuese per ne boterorin Afrika e Jugut 2010 ndaj Kilit, me rezultatet 3-0 ne Kili dhe 4-2 ne fushen e vet. Por, pavaresisht shifrave, skuadra kiliane eshte pergatitur per te sfiduar pretendentet per titull. - “Parashikoj se do te jete nje ndeshje e hapur mes dy ekipeve”, – theksoi mesfushori Beasejur. - “Ne nuk kemi ndermend qe te ndryshojme menyren tone te lojes. Edhe Brazili tradicionalisht ka sulmuar”. Mesfushori Arturo Vidal, shtoi para ndeshjes se sotme: - “Kili ka respekt per Brazilin, por ne do te luajme per mundesite tona. Ne do te kerkojme qe ta vene ne presion Brazilin dhe do te sulmojme nga te gjitha drejtimet”. Trajneri Dunga, shprehet se gabimi eshte i ndaluar. - “Tani jemi ne nje faze qe nuk lejohet asnje gabim. 90 minutat e nje ndeshje jane percaktuese dhe ne rast se ben gabime, kthehesh ne shtepi”, - tha trajneri Dunga. - “Kili ka provuar se ka nje ekip shume te forte dhe do te luaje qe te avancoje sa me larg”, - perfundoi Dunga.

Mungesat
Brazilit do t’i kthehet sot ne perballjen me Kilin futbollisti Elano, i cili mungoi ndaj Portugalise per shkak te nje demtimi, si dhe Kaka, i cili nuk u aktivizua sepse ishte i s’kualifikuar. Melo dhe Baptista paraqesin probleme te lehta demtimi ne kampin e Brazilit dhe jane ne dyshim per t’u aktivizuar, ne ndeshjen e sotme. Nga ekipi i Kilit jane te s’kualifikuar dy futbolliste, Medel dhe Ponce.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›