Anglia, fajesohet FIFA pas humbjes me Gjermanine
Anglia ishte ne disavanatzh 2-1, deri ne ’37, kur gjyqtari anesor nga Uruguai Espinoza nuk akordoi nje gol te rregullt ne favor te “Tre Luaneve”. Momenti kontraversal ka rikthyer pas ne memorie nje gol te ngjashem te Geof Harts, i cili ndihmoi Angline, ne finalen e 1966, kur fitoi 4-2 ndaj Gjermanise. Por pak sekonda pas golit qe nuk u akordua, kamerat ne stadium dhe ne te gjithe boten treguan se gjyqtari kishte gabuar. Per shkak se teknologjia ka avancuar, anglezet fajesojne FIFA-n, qe nuk ka lejuar te perfshihet kjo e fundit, ne te tilla raste. Graham Vile, 57 vjec, nje inxhinier nga Stoke, theksoi pas ndeshjes se anulimi i golit vendosi fatin e ndeshjes. - “Ishte nje farse, nuk dua te fajesoj gjyqtarin, as anesorin, por FIFA-n. Sep Blater, ne fund te mandatit te tij mendon se nuk ka nevoje per teknologji. Kjo e fundit eshte pjese e ragbise dhe ne kriket, por FIFA qendron mbi gjithcka tjeter. Eshte e pakuptueshme. Ne vitin 1966 nuk kund te kerkohej falje, sepse teknologjia nuk ishte e disponueshme”. Zemerimi i tifoze angleze ishte i madh, por me shume se gjyqtarit ata fajin ia kane adresuar vetes. Pas ndeshjes nje grup tifozesh ngrinin lart flamujt angleze dhe kendonin “Anglia deri sa te vdes”, dhe te tjeret “le te vazhdojme”. Por shumica e tifozeve angleze e kane pranuar humbjen dhe ne komentet e tyre, pas ndeshjes kane bere thirrje qe skuadra te kthehet dhe te reflektoje, pasi behet fjale per nje deshtim, sikurse ka ndodhur ne perballet e kaluara me Gjermanine.