E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania pa energji bërthamore?

Nga Express më 16 prill 2011 në ora 14:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve gjermane kanë rënë dakord për një afat kohor për kthesën në politikën energjetike.

Në mesin e qershorit, Bundestagu dhe këshilli federal do të miratojnë një ligj të ri për energjinë bërthamore, përmes të cilit do të rregullohet koha e mbetur për funksionimin e disa reaktorëve, tha Merkel në Berlin.

Gjithashtu u vendosën ligje për zgjerimin e energjive të ripërtërishme.

Rëndësi nuk ka vetëm dalja nga energjia bërthamore, por edhe një "furnizim i sigurt me energji i Gjermanisë", tha kancelaria Merkel.

Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, Frank-Walter Steinmeier, paralajmëroi për rrezikun i cili i kërcënohet Gjermanisë nga energjia bërthamore.

Ruajtja e vendeve të punës varet nga furnizimi i sigurt me energji, tha Steinmeier në gazetën "Hamburger Abendblatt".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›