E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania para recesionit

Situata në ekonominë gjermane po përkeqësohet, porositë nga jashtë vendit po bien në mënyrë dramatike, firma të mëdha vendosin të punojnë më pak dhe pyetjes, se si e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike aktuale, gjithnjë e më shumë sipërmarrës gjermanë përgjigjen me: jo aq të mirë.

Një numër i tyre sa vjen e në rritje thotë se nuk presin gjë të mirë nga e ardhmja. Instituti për kërkime ekonomike nga Mynihu, pyet çdo muaj rreth 7.000 sipërmarrës gjermanë dhe llogarit më pas ”indeksin e klimës së biznesit”.

Drejtori i institutit, Hans-Werner Sinn, e përmblodhi javën e kaluar studimin aktual me këto fjalë:"Kriza e euros ushtron gjithnjë e më shumë ndikim negativ mbi koniunkturën në Gjermani."

Aktualisht "përkeqësimi nuk shfaqet ende te indikatorët e fortë të koniunkturës, si prodhimi, hyrja e porosive dhe xhirot në shitjet te konsumatori".

Kështu nëse situata nuk përmirësohet sërish, atëherë kjo gjë do të pasqyrohet së shpejti edhe te këta tregues të fortë; në fund të fundit edhe Gjermania e ndjen depresionin evropian, thotë Peters. Kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, shton ai, pasi Deutsche Bank pret që ekonomia gjermane “të shfaqet më e dobët” në gjysmën e dytë të vitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›