E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jave vendimtare per Eurozonen

Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e monedhës europiane. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime të rëndësishme politiko-ekomomike ku në qendër të bisedimeve do të jetë çështja e tregjeve të bonove sovrane dhe roli i BQE për blerjen e këtyre bonove. 
Të hënën në mbrëmje sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner është takuar për bisedime me ministrin gjerman të Financave Wolfang Schauble në veri të Gjermanisë. Ai ka shprehur besimin në aftësinë e vendeve anëtare të Eurozonës për të zbatuar reformat si dhe për të arritur në një integrim më të madh europian duke kapërcyer krizën e borxheve. Europa mund ta menaxhojë mirë krizën por për të arritur këtë është mirë të kryhen reformat e parashikuara ka thënë Geithner në një deklaratë pas takimit. Të dy personalitetet e lartë kanë diskutuar nevojën për një bashkëpunim ndërkombëtar në mbështetje të llogarive publike, reduktimit të cekuilibrave dhe rikthimit të rritjes. Geithner dhe Shoble kanë përgëzuar Italinë dhe Spanjën për përpjekjet e bëra në rrugën e reformave strukturore e fiskale. Të dy ministrat i kanë dhënë një apel të qartë klasës politike që të aplikojnë dhe aprovojnë në të gjitha mënyrat masat e nevojshme për të kontrolluar krizën financiare dhe të besimit. Por njëkohësisht kanë ritheksuar dëshirën e përbashkët për të gjitha vendet anëtare të Eurozonës, për të parë  progrese brenda vjeshtës në zbatimin e një axhende politike për stabilitetin e Europës dhe botës. Gjithashtu sekretari amerikan i thesarit është takuar për disa orë edhe me guvernatorin e BQE Mario Draghi në Frankfurt, por pas këtij takimi nuk është bërë asnjë koment. Njëkohësish edhe kryeministri Italian Mario Monti do të vijojë gjatë këtyre ditëve një tur europian nga Franca, Finlanda e më pas në Madrid për të bindur qeveritarët për rëndësinë që ka në këto momente ndërhyrja e BQE në tregun dytësor të bonove sovrane. Gjithsesi do të jetë dita e enjte ajo e së vërtetës ku do të vërtetohet nëse fjalët e premtuara nga presidenti i BQE, Mario Draghi do të kthehen në realitet duke bërë që banka të ndërhyjë vet në blerjen e bonove për reduktim të borxheve publike të Italisë dhe Spanjës. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›