E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania për dy vjet e pranishme në Këshillin e Sigurimit

Gjermania duke filluar nga 1 janari 2011 për dy vjet do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Si anëtare në forumin më të pushtetshëm të OKB-së Gjermania merr më shumë përgjegjësi duke siguruar për vete edhe një influencë më të madhe ndaj politikës ndërkombëtare.
 

Këshilli i Sigurimit është i vetmi forum i OKB-së, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për çdo anëtar. Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 vende pjesëmarrëse, prej të cilëve dhjetë janë anëtarë jo të përhershëm të përfaqësuar me rotacion për dy vjet dhe pesë vende: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtarë të përhershëm.
 

Vetëm pesë anëtarët e përhershëm kanë mundësi që përmes së drejtës së vetos të bllokojnë vendime të rëndësishme. Gjermania në tetor u zgjodh nga Asambleja e Përgjithshme si anëtare jo e përhershme për këtë dy vjeçar. Këtë rotacion Gjermania e kasur për herë të fundit në vitet 2003 dhe 2004.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›