Festimet e nderrimit te viteve neper bote

Mbërritja e 2011-ës ka sjellë festime në të gjitha kryeqytetet e botës, ku njerëzit kanë mbushur sheshet për të parë lojën e dritave dhe fishekzjarret. Qindra mijëra njerëz kanë pritur 2011 në Times Square të Nju Jorkut, ku festimet kanë nisur që pasdite. Dhe ngjarja kryesore e përvitshme ka mbërritur në mesnate, ku viti që lamë pas u rrëzua në një lum dritash dhe një vit i ri nisi numërimin.
Paris- Parisi mund të mos shkëlqejë sa Nju Jorku për shfaqjen e dritave, por qyteti romantik i Europës është i famshëm për atmosferën elektrizuese të festave. Mijëra janë mbledhur para kullës Eifel për të festuar.
Londer- Londra, ka përjetuar një natë magjike me mijëra njerëz të mbledhur në brigjet e Tamizit për të dëgjuar gongun tradicional të Big Benit në mesnatë. Një shfaqje 10 minutëshe dritash i ka entuziazmuar të gjithë.
Moskë- Mijëra njerëz janë mbledhur edhe në sheshin e kuq në Moskë. Rusia e feston Vitin e ri nëntë herë, cdo një orë për shkak të ndryshimeve në kohën lokale.
Nju Delhi- Indianët në të gjithë vendin kanë pritur me shpresë vitin e ri ndërsa festimet kanë qenë nga më të ndryshmet.
Berlin- Qindra mijëra njerëz kanë mirëpritur 2011 në një festë në rrugë në Berlin. Shfaqja e fishekzjarreve ka ndezur qytetin, sipër Brandenburg Gate.
Brazilia- Dhjetëra mijëra tursitë dhe brazilianë e kanë festuar vitin e ri në plazhin e famshëm Copacabana me një shfaqje spektakolare fishekzjarresh.
Juli Prifti