Pesë anëtare të reja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të OKB-së prej sot do të ketë pesë anëtare të reja, ndërsa kryesuese gjatë këtij viti do të jetë Bosnjë-Hercegovina.
Pesë anëtaret e reja janë: Kolumbia, Gjermania, India, Portugalia dhe Afrika e Jugut, ndërsa Bosnjë-Hercegovina për herë të parë do të kryesojë me këtë trup të OKB-së.
Nga 15 vendet anëtare të OKB-së, pesë vende si SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe janë anëtare të rregullta, me të drejtën e vetos. Anëtaret jo të rregullta zgjidhen çdo dy vite.
Pesë vendeve anëtare që i ka skaduar mandati janë Austria, Japonia, Meksika, Turqia dhe Uganda. Aktualisht në mandatin e fundit njëvjeçar kanë ngelur Bosnjë-Hercegovina, Brazili, Gabon, Libani dhe Liberia.