E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria në Minsk mbyll zyrën e OSBE-së

Qeveria në Bjellorusi ka udhëzuar mbylljen e zyrës së OSBE-së. Misioni i OSBE-së që përfundoi mandatin në fund të 2010-ës tashmë është përmbushur dhe nuk do të zgjatet, komunikoi Ministria e Jashtme.
 

Vëzhguesit e OSBE-së në zgjedhjet presidenciale më 19 dhjetor kritikuan ashpër presidentin autoritar Aleksandër Lukashenko, i cili sipas të dhënave zyrtare ka fituar me gati 80% të votave. Lukashenko e drejton këtë post nga viti 1994. OSBE-ja gjithashtu dënoi ndërhyrjen e ashpër të autoriteteve kundër politikanëve të opozitës dhe demonstruesve.
 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle e dënoi mbylljen e zyrës së OSBE-së në Bjellorusi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›