Hungaria merr presidencen e rradhes se BE-se

Hungaria ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian, të cilën do ta mbajë për gjashtë muajt e ardhshëm. Prioritetet kryesore të presidencës hungareze përfshijnë zgjerimin dhe përmirësimet në qeverisjen ekonomike të bllokut. Hungaria e merr presidencën nga Belgjika, dhe autoritetet e vendit kanë bërë përgatitjet e duhura për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kjo detyrë.
Presidenca hungareze do të përballet me sfida për shkak të një periudhe të vështirë brenda Bashkimit Europian, si dhe një momenti pause ku është mbërthyer procesi i zgjerimit të bllokut me vende të reja anëtare. Kryeministri hungarez Orban e ka cilësuar sfidë të presidencës së vendit të tij mbarëvajtjen e procesit të zgjerimit, ndërsa Presidenti i Këshillit Europian të BE-së, Rompuy ka nënvizuar se presidenca i jep vetë Hungarisë një mundësi për të provuar veten ndaj bllokut.
Juli Prifti