Gjermania përfiton nga kriza
Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 19:30
Pyetja që më shpesh dëgjohet në Gjermani është se pse tatimpaguesit gjermanë duhet t’i heqin shpenzimet e krizës së borxheve në Evropë.
Folker Hellmeyer, udhëheqës i analistëve në Bremer Landesbank, pohon se Gjermania si asnjë vend tjetër ka përfituar nga kriza e euros, madje shuma arrin gati në 20 miliardë euro.
Ai vlerëson se Gjermania, përmes garancioneve që jep për vendet në krizë dhe interesi dy për qind, për 18 muaj asaj i kanë sjellë profit 700 milionë euro.