E Shtunë, 31 Tetor 2026

I digjet traktori

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 19:48

Në fshatin Breznicë të Obiliqit, një person, derisa ishte duke lëvizur me traktor në të cilin kishte të ngarkuar ushqim kafshësh, pjesa e rimorkios i është përfshirë nga zjarri.

Ankuesi duke tentuar ta fikë zjarrin ka pësuar lëndime trupore, ka njoftuar policia.

Si pasojë e zjarrit është djegur në tërësi ushqimi i ngarkuar si dhe një pjesë e traktorit. Vlera e dëmit është rreth 3 mijë e 300 euro.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›