E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohen dy gazetarë, reagon AGPK

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 20:00


Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) e ka marrë me shqetësim njoftimin se gazetari Adriatik Kelmendi, kryeredaktor në KTV, është kërcënuar nga një deputet i Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet telefonit, për shkak të përmendjes së tij në një kronikë në lajme.

Po ashtu, kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Ekonomisti, Shkëlzen Dakaj, ka njoftuar AGPK-në se është kërcënuar dhe ofenduar nga Mejdi Bektashi, profesor universitar, pasi kishte raportuar për pasurinë e deklaruar të Bektashit në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe për pesë vende pune të tij.

Dakaj ka thënë se Bektashi e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit me ngritje të padisë, ndërkaq e ka fyer duke e quajtur njeri të poshtër e idiot.

AGPK i dënon ashpër dhe i konsideron të papranueshme këto veprime. Njëkohësisht, AGPK bën thirrje që gazetarët të mos pengohen në punën e tyre.

"Çdo kërcënim që bëhet ndaj gazetarëve është cenim i drejtpërdrejtë i lirisë së shprehjes dhe dëmton demokracinë e brishtë në Kosovë. Askush dhe për asnjë arsye nuk ka të drejtë t’i kërcënojë dhe fyejë gazetarët, të cilët vetëm po bëjnë punë e tyre, për informim të saktë dhe profesional të publikut", thuhet në reagimin e AGPK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›