Gjermania, përfshihet nga moti i keq dhe nga stuhitë e dëborës
Gjermanët po përballen me një dimër të ftohtë e reshje masive dëbore. Stuhia që ka përfshirë vendin ka shkaktuar jo pak probleme për këtë vend. Stuhia që njihet me emrin " stuhia dimërore 'Keziban' , ka ndaluar dhe penguar qarkullimin normal të transportit publik. Situatë më e vështirë paraqitet në disa qytete veriore të Gjermanisë. Situata është aq problematike saqë edhe vetë ekipet e shpëtimit, kanë patur nevojë për ndihmë. Kryqi i Kuq gjerman dhe shërbime të tjera të ndihmës, janë në dispozicion përgjatë gjithë kohës. ndërkaq shoferët e automejteve, kanë hasur vështirësi të shumta dhe vonesa, në pritje të pastrimit të rrugëve nga borëpastrueset. Shumë rrugë në Gjermaninë veriore janë krejtësisht të bllokuara dhe sipas autoritetet janë raportuar të paktën 77 aksidente. Ata kanë urdhëruar banorët të mos lëvizin, nëse nuk e kanë të domosdoshme e të shmangin udhëtimet e gjata. Qyteti më i madh në veri të Gjermanisë, Mecklenberg-Vorpommern, ka hasur më shumë probleme, pasi janë anulluar udhëtimet me tramvaj, autobusë, si pasoje e reshjeve të dëborës. Në Ruegen, ishuli më i madh gjerman në detin Baltik, dëbora e rënë dhe ererat e forta kanë bërë që të mbyllet porti i vendit dhe të paralizohet thuajse i gjithë aktiviteti i përditshëm i jetës. shërbimi i motit, njoftoi se është regjistruar rreh 30 cm dëborë.