Lëkundje tërmeti në Kinë, 1 i vdekur, 12 të plagosur
Një tërmet me magnitudë 5 ballë, është regjistruar të dielën në Kinë qendore, duke i marrë jetën të paktën një personi e duke plagosur të paktën 12 të tjerë. Lëvizja sizmike është regjistruar në provincën Sichuan, bën të ditur media shtetëore. Tërmeti goditi zonat afër qytetit Chongqing, përgjatë tre konteve rreth orës 5.30 sipas orës lokale, saktësoi televizioni qendror i kinës. Tërmeti 5 ballësh shkaktoi shembjen dhe shkatërrimin e rreth 120 shtëpive. Për këtë arsye, shumë familje, kanë nisur evakuimin nga banesat e tyre, nga frika se mos përsëriten të tjera lëkundje.
Në këtë zonë të goditur, punëtorët e shpëtimit dhe ekipet mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për t'u ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve të plagosur dhe atyre që kanë nevojë të evakuohe. Të lënduarit janë nën mbikëqyrje të plotë mjekësore. Kina jugperëndimore është një rajon që goditet shpesh nga tërmetet. Kështu, një lëkundje masive në vitin 2008 në krahinën Sichuan, shkaktoi vdekjen e rreth 80.000 njerëzve.