E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet me armë 27-vjeçari

Një sherr mes dy personave ka përfunduar me vrasjen e një 27 vjeçari në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së "Xhamllukut" në Tiranë ku si pasojë e një sherri banal është qëlluar me armë shtetasi Armand Hasani 27 vjeç.
Mësohet se Hasani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë që policia ka identifikuar dhe është vënë në kërkim të autorit të vrasjes.
Deri më tani konfirmohet se viktima është i komunitetit rom.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›