Talibanët: Nuk jemi takuar me zyrtarët e OKB, janë thashetheme

Kabul, 30 janar, NOA Përfaqësuesit e talebanëve
në Afganistan nuk janë takuar me zyrtarin e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
Kai Aide, siç është përfolur nga mediat kohët e fundit. Lajmi është konfirmuar pas
një njoftimi të nxjerrë nga Këshilli udhëheqës i talibanëve, sipas të cilit për
të diskutuar për perspektivën për paqe në Afganistan nuk ka patur asnjë takim të
këtyre me zyrtarët e OKB-së.
Sipas njoftimit nga Këshilli udhëheqës i
talibanëve raportet në disa media ndërkombëtare për takimin ndërmjet të
dërguarit të OKB-së për Afganistanin, Kai Eide dhe përfaqësuesve të militantëve
në Dubai këtë muaj janë thashetheme të kota dhe të pabaza.
Vetë Kai Aide nuk e ka pranuar publikisht një takim të tillë, por sekretarja
amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se zyrtari ka dëshiruar që ta ketë
konkludimin e tij lidhur me mendimin e disa anëtarëve të talibanëve.
n.e/NOA