E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, protesta kundër ndërtimit të bazës ushtarake amerikane

Aktivistë të paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe 6 vende të tjera janë mbledhur në parkun e Tokios, në Japoni të dielën, për të treguar mbështetjen e tyre për ishullin japonez të Okinawas dhe për të kundërshtuar planin për ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në këtë ishull. Rreth 30 persona morën pjesë në këtë manifestim anti bazës amerikane, protestë e zhvilluar në parkun Yoyogi. Ata u përpoqën të ngrenë shqetësimin dhe të sensibilizojne komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje duke paralajmëruar se do të sjellë probleme për banorët dhe ekosistemin e Okinaëas. Kryeministri japonez Yukio Hatoyama ka premtuar se do të marrë një vendim deri në maj, për fatin e këtij ishulli. Në vitin 2006, Japonia realizoi një marrëveshje me Uashingtonin, për një bazë ajrore, dhe tashmë SHBA kërkon që Japonia ta implementojë këtë plan. Banorët e Okinawa, 1,600 km në jug të Tokios, ngurrojë për të pritur në vendin e tyre thuajse gjysmën e 47,000 forcave të personelit ameriakn në japoni. Okinawa,që përbën rreth më shumë se 6 për qind të terriotorit japonez, ka rreth 75 për qind të bazave ushtarake amerikane në Japoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›