Gjermania ratifikon MSA Shqiperi-BE
Bundesrat-i Gjerman ratifikoi ne seancen e djeshme Marreveshjen e Stabilizim -Asociimit ndermjet Bashkimit Evropian dhe Shqiperise. Ne kete menyre edhe Gjermania permbyll procedurat parlamentare te miratimit. Ministri i Jashtem Federal, Steinmeier deklaroi dje ne Berlin se "Marreveshja e Stabilizim- Asociimit shenon per Shqiperine nje nivel te ri cilesor ne bashkepunimin me BE-ne. Perafrimi i Shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor me BE-ne eshte pjese e politikes sone aktive per stabilitetin e ketij rajoni fqinj te rendesishem. Me perspektiven e perafrimit te metejshem, eshte detyre e te gjitha forcave politike ne Shqiperi, te bashkojne perpjekjet e tyre per te pershpejtuar procesin e reformave ne Shqiperi". Ne kuader te Procesit se Stabilizim- Asociimit (PSA), BE-ja u ka ofruar perafrim vendeve te Ballkanit Perendimor. PSA eshte nje proces me kushte te qarta, ku secili shtet vleresohet ne baze te progresit individual te reformave. Marreveshjet e Stabilizim- Asociimit (MSA) perbejne nje shtylle te rendesishme per procesin e perafrimit. Ato cojne ne perqasjen e strukturave te vendeve te Ballkanit Perendimor me Bashkimin Evropian. Kjo con ne stabilitet politik dhe ekonomik dhe ne nje dinamike reformash ne rajon. Rezultatet e mira ne zbatimin e MSA-se jane parakusht per hapa te metejshme drejt perafrimit me BE-ne. Ratifikimi i MSA-se nga te 27 vendet anetare te BE-se dhe Shqiperise eshte parakusht per hyrjen e saj ne fuqi. Nderkohe jane ende dy vende anetare te BE-se qe duhet ta ratifikojne ate. MSA-ja me
Shqiperine u nenshkrua me 12 qershor 2006. Nderkohe kane mbetur tashme dhe dy shtete pa e nenshkruar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqiperine, per ta permbyllur kete proces.
Shqiperine u nenshkrua me 12 qershor 2006. Nderkohe kane mbetur tashme dhe dy shtete pa e nenshkruar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqiperine, per ta permbyllur kete proces.