Godo, qender rehabilitimi per banoret e Gerdecit
Banoret e zones se Gerdecit do te kene edhe nje qender rehabilitimi. Per te qene sa me prane banoreve te kesaj zone, Dje Ministrja e shendetesise Anila Godo, prezantoi edhe projektit me te ri te dikasterit qe ajo drejton. Gjate vizites se zhvilluar ne qendren shendetesore te Gerdecit, ministrja e Shendetesise, u vu ne dijeni me problemin e personelit per zhvendosjen e kesaj qendre me ne zemer te fshatit Gerdec, me qellim mbulimin me lehte se te gjithe banoreve ne nevoje. Gjithashtu, ajo vuri theksin ne ndertimin e nje qendre rehabilitimi per banoret, projekt i cili eshte ne hapat e pare te tij. Gjithashtu, kreu i shendetesise, inspektoi dje qendrat shendetesore ne zonen e Vores, Gerdecit dhe Manzes. Ajo u ndal fillimisht ne bashkine e Vores, ku u njoh me shqetesimet dhe problemet e shendetesise, vecanerisht pas tragjedise se Gerdecit. Konkretisht ne Vore, eshte kerkuar rikonstruksioni i Ambulances, per te cilen ministrja e Shendetesise shprehu mbeshtetjen e saj, pas nje preventivi te qarte dhe konkret nga ana e autoriteteve vendore. Gjithashtu, Godo shprehu gatishmerine per ndihmen e disa femijeve qe vazhdojne te trajtohen pas tragjedise se Gerdecit, ku permendi ketu edhe fondacionin, "Femijet ne nevoje" te drejtuar nga Liri Berisha. Me pas ministrja Godo, ndaloi ne qendren shendetesore te Vores, e cila mban edhe peshen me te madhe te sherbimit mjekesor per zonen. Pas takimit me drejtuesit dhe mjeket e kesaj qendre, ajo u shpreh se Vora ka nje qender te madhe shendetesore, ne te cilen duhet nderhyre sa me shpejt. Kjo per arsye sepse ajo mbulon 50 mije banore, ka nje pozicion mjaft strategjik dhe duhet pare me nje vemendje te vecante.