E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr per femra e celulare, theret me thike maturanti

Vlore- Gjimnazisti theret me thike pas sherrit per femra dhe celulare. Autori i shpallur ne kerkim eshte nje tjeter nxenes i shkolles se mesme "Ali Demi" ne Vlore, kurse i plagosuri 19 vjecar, Elvis Maka, u dergua ne spital me nje plage ne kraharor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur sapo kishte perfunduar ora e peste e mesimit, ne qender te qytetit bregdetar. Burime te policise thane se pas hetimeve te kryera rezulton se, te rinjte kane pasur ne oborrin e shkolles nje debat per ceshtje celulari e vajzash, qe ka degjeneruar ne perleshje me grushte e shkelma. Ne kete moment i dyshuari 18 vjecar, emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia, ka nxjerre nje thike duke e qelluar vetem nje here maturantin Elvis Maka. Mjeket thane se i demtuari ka marre plage ne krahun e djathte te kraharorit, prane brinjeve dhe jeta e tij eshte jashte rrezikut. Menjehere pasi ka marre njoftimin per ngjarjen, nje grup i gatshem i policise se Vlores ka shkuar prane shkolles "Ali Demi". Por aty jane gjetur fare pak deshmitare, pasi gjimnazistet pas ngjarjes jane larguar te tmerruar. Hetuesit arriten te mblidhnin te dhena per te dyshuarin si autor, duke e shpallur ate ne kerkim per vepren penale te "plagosjes".

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›