E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania të dielën zhvillon zgjedhjet për presidentin

Berlin - Presidenti gjerman, Horst Koehler, këtë fundjavë do të kërkojë mandatin e dytë pesëvjeçar nga parlamenti i Gjermanisë. Zgjedhjet e ditës së diele janë një test i mirë edhe për qeverinë e Angela Merkelit, përpara zgjedhjeve parlamentare të muajit shtator.

Koehler duhet të fitojë mbështetjen e mjaftueshme nga konservatorët e Merkelit dhe aleatët e tyre, në mënyrë që të sigurojë fitoren në Asamblenë Federale me 1224 vende. Më parë, presidenti gjerman ka qenë kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përballë tij është Gesine Schwan, e cila gëzon mbështetjen e socialdemokratëve. Një fitore e saj do të ishte një ogur jo i mirë për kancelarin Merkel vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Koehler, me mbështetjen e konservatorëve të Merkelit (CDU), të partisë simotër me të, CSU, të liberalëve Demokratët e Lirë dhe të partisë së vogël Votuesit e Lirë Bavarezë, ka arritur zyrtarisht 614 vota, një më tepër se shumica absolute e mazhorancës në asamble.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›