San Diego, rrëzohet helikopteri i marinës amerikane
San Diego - Një helikopter i marinës amerikane u rrëzua mbrëmjen e kaluar në Oqeanin Paqësor. Lajmi është njoftuar nga rojat bregdetarë, të cilët thonë se në bordin helikopterit të rrëzuar në jug të San Diegos ndodheshin pesë persona.
Rrëzimi i helikopterit HH60 Seahawk ndodhi pak përpara mesnatës, 21 kilometra nga San Diego. "Po zhvillojmë kërkime dhe ato do të vazhdojnë gjatë. Do të vazhdojmë për sa kohë të mundemi", bëjnë të ditur për AFP-në rojat bregdetare.
Helikopteri ishte ngritur nga USS Nimitz, një aeroplanmbajtëse amerikane. Ndërkohë, marina amerikane nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj ngjarjeje.