Gjermano-lindorët, ende nën frikën e STASI-t
Policia sekrete e atij vendi, që dikur quhej Gjermania demokratike, është shpërbërë, por frika prej ish-punonjësve të saj është ende e gjallë. Aktualisht, një gjykatë po vendos nëse emri i një ish-informatori të STASI-t duhet bërë publik. Verdikti do të thotë shumë mbi mënyrën se si vendi përballet me të shkuarën
"Kaloj çdo ditë përpara kësaj", thotë Dieter Kiesling, duke treguar me gisht statujën e një burri, fytyra e të cilit është e mbuluar përgjysmë nga një maskë me trajtat e kokës së deles. Vepra e realizuar nga skulptori gjerman, Volfgang Mateuer, është vendosur në sheshin e qytetit gjermano-lindor të Reinbahut. Quhet "Trego fytyrën".
57-vjeçari Kiesling është kryetari i Bashkisë së Reinbahut dhe beson se ka ardhur koha që gjermanët të zbulojnë fytyrat. "Atëherë përse dolëm nëpër rrugë në vitin 1989"? - pyet, ndërsa qëndron pranë skulpturës.
Prej kohësh qytetarët e Reinbahut nuk janë ndjerë kaq të zemëruar, tregon kryetari i bashkisë. Edhe ai vetë është shumë i shqetësuar, për shkak të një historie të nisur në këshillin bashkiak dhe që ka ndezur në gjithë Berlinin një debat të ashpër për mënyrën se si duhet përballur historia e Gjermanisë Lindore. Si të ishte një skenar i Brtold Brehtit, Reinbahu është kthyer në skenën ku tregohet si vazhdojnë të mbijetojnë padrejtësitë - dhe si historia thjesht nuk arrin fundin.
Debatet janë fokusuar rreth një prifti protestant, i cili identifikoi publikisht, me emër dhe fytyrë, një ish-informator të STASI-t, policia sekrete e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore. Informatori arriti të sigurojë një vendim gjyqësor, i cili ndalonte publikimin e emrit të tij, ndërkohë që pritet që një trup gjykues të vendosë të martën nëse emri do të publikohet përfundimisht apo jo.
"Në rast se gjykata vendos në favor të informatorit, çështja do të luajë rol të rëndësishëm në mënyrën se si gjithë vendi do të përballet me historinë e Republikës Demokratike Gjermane, e cila mori fund me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989", paralajmëron Marian Birthler, komisionerja federale e ngarkuar me trajtimin e arkivave të STASI-t.
Volfgang Tierse, një politikan i Partisë Social-Demokratike, thotë: "Duhet të jemi në gjendje të themi emra me plot gojën". Por, a nuk do të thoshte kjo zvogëlim të shanseve për të gjithë ata që kanë shërbyer si informatorë të shërbimeve sekrete?
Dhomë plot me ish-anëtarë të STASI-t
Gjithçka filloi më 27 shkurt të këtij viti, gjatë një mbledhjeje në sallën e këshillit të Reinbahut, i cili po përgatitej të hapte një ekspozitë mbi Gjermaninë Lindore. Gjatë saj foli Edmund Kabish, një ish-prift protestant i katedrales së qytetit Zvikau, burrë kurajoz, i persekutuar për vite nga STASI, i cili është i bindur tërësisht se e shkuara duhet pastruar.
STASI ka lënë shenja të dukshme te Kabish, i cili është vazhdimisht nervoz. Sytë i lëviz me shpejtësi, sikur ende të ruhej nga persekutorët e dikurshëm. Bashkë me një grup studentësh organizoi një ekzibicion me titull "Aktivitete të krishtera në Gjermaninë Lindore", i cili do të hapej po atë ditë në ambientet e bashkisë. 64-vjeçari Kabish qëndronte në këmbë në krye të sallës, pranë një video-projektori. Projektonte në mur një imazh pas tjetrit, përfshi edhe foton e një informatori të STASI-t, i njohur si Shuberti. Poshtë fotos lexoi edhe emrin e plotë të informatorit.
Kur prezantimi dhe diskutimi përfundoi, një burrë i sjellshëm iu afrua kryetarit të bashkisë dhe i tregoi se ishte ai vetë informatori me pseudonimin Shuberti. Burri 46-vjeçar, i identifikuar vetëm me germën S, duket se i ka treguar kryetarit të bashkisë se në atë sallë gjendeshin edhe shumë informues të tjerë të STASI-t. "Qenë fjalë që të kallnin datën", thotë Kisling, ende i tronditur nga qetësia me të cilën ish-spiuni e takoi dhe i tha këto fjalë.
Incidenti në sallën e bashkisë ishte veç fillimi. Më 7 mars Kisling mori një urdhër nga Gjykata e Distriktit të Zvikaut për të pezulluar përkohësisht çdo përpjekje për publikimin e emrit të vërtetë të informatorit. Vendimi përfundimtar nuk është marrë ende. Ndërkaq, Kabishit iu desh të bënte pa pjesën më të rëndësishme të ekspozitës, pasi, siç thoshte vendimi i gjykatës, "servirej me të dhëna të plota personale, duke lënë vend për cenimin dhe dëmtimin e reputacionit të mirë të personit në sytë e publikut".
Shuberti, si informator, përfaqësohet përpara gjyqit nga Tomas Hollrih, avokat dhe politikan lokal i partisë së majtë. Hollrih ka ngritur zërin për ekzistencën në Reinbah të një atmosfere, që i ngjante së tepërmi atyre të pogromeve sovjetike. Kjo, në një qytet të vogël, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Edhe një tjetër ish-informator i STASI-t gjithashtu ka paditur në gjykatë ekspozitën e Kabishit - edhe ky i përfaqësuar përpara ligjit nga Hollrih.
Fshati Neumark ku ka lindur dhe ku vazhdon të jetojë Shuberti është një vend i qetë, me shtëpi me çati të pjerrëta, një fushë futbolli dhe një kishë, kulla e së cilës ngrihet mbi çdo ndërtesë tjetër. Por grilat janë ulur që të gjitha në shtëpinë e ish-informatorit.
Ish-spiuni nuk pranon publikimin e emrit
Ish-informuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga revista gjermane "Der Spiegel" për motive ligjore, zotëron një biznes të vogël mjaft të suksesshëm në fshatin e tij, ku shumë nga fqinjët u bënë viktima të STASI-t. Gjithashtu, nuk pranoi t‘i jepte asnjë koment gazetarit. Njeriu që pranoi se ishte informuesi me pseudonimin Shuberti në sallën e mbledhjeve të Bashkisë së Reinbahut nuk pranon të diskutojë asnjë nga detajet e çështjes. Për këtë motiv është e pamundur t‘i kërkohet të shpjegojë se si dikush kërkon sot t‘i respektohen pikërisht ato të drejta që ka shkelur në të shkuarën në një masë që kanë lënë shenja të pashlyeshme te viktimat.
Shuberti u rekrutua në vitet ‘80, në moshën 18-vjeçare, teksa ende ishte në shkollë. "Qëllimi operativ" i STASI-t ishte ta infiltronte në grupin e të rinjve të kishës protestante. Vetëm pak muaj më pas, një oficer i shërbimeve të fshehta vërente se informacionet e dërguara nga i infiltruari "ishin shumë të frytshme" në luftën që "ministria bënte kundër armikut". Informatori kishte zbuluar një konspiracion, ku përfshiheshin individë të dyshimtë, të cilët, për rrjedhojë, mund të akuzohen për veprimtari subversive. "Kjo u dha mundësinë organeve tona të nisnin hetime të thella, të cilat shpunë në arrestimin e katër individëve", saktësohet në raport.
Puna e Shubertit lëvdohej me nota të larta në qershor të vitit 1980 dhe, "si mirënjohje ndaj përpjekjeve në luftën kundër armikut", u shpërblye me një udhëtim në Bashkimin Sovjetik. Informatori Shubert ishte shumë i vlefshëm për STASI-n. Dosja e tij është e mbushur me fatura pagesash e mbulime shpenzimesh. Merrte para nga STASI në mënyrë të pandërprerë, ashtu si edhe hua, një sistem ngrohës gratis, si edhe korona Çeke për një udhëtim në Çekosllovaki.
Agjenti i shkëlqyer
Vazhdoi të punonte shumë mirë. Në vitin 1984, një oficer i STASI-t vërente se Shuberti ia kishte dalë me sukses të ndërfutej në radhët e nj grupi protestantësh në qytetin e Fribergut, ku kishte ndjekur studimet universitare. Mes tyre kishte arritur të krijonte një pozicion mjaft të respektuar, falë të cilit edhe ishte pagëzuar. Certifikata e pagëzimit ruhej në dosjen e STASI-t. Në moshën 22-vjeçare Shuberti u bë i krishterë për hir të autoriteteve, të cilave u shërbente. Gjatë ceremonisë së pagëzimit kishte lexuar vargjet: "Bëj që drita jote të ndrisë në sytë e njerëzve, në mënyrë që këta të shohin veprën tënde dhe thuri lavde Atit që është në Parajsë". Shuberti ishte një prej dhjetë informatorëve të ngarkuar me detyrën e mbajtjes nën kontroll të afërt të Klaus Goldhalnit, studenti prift, që kishte pagëzuar vetë agjentin.
Dosja mbyllet me një "deklaratë", që i përket 6 nëntorit të vitit 1989. Në deklaratë informatori shkruante se kishte vendosur të tërhiqej nga STASI. Pak kohë më parë i kishte kërkuar një oficeri të rangut të lartë ta ndihmonte me një sasi parash për blerjen e një makine. Shkruan gjithashtu se kishte ndër mend të shkonte në Gjermaninë Perëndimore, duke sqaruar se një ditë do të kthehej. Deklarata, e shkruar vetëm tri ditë përpara rënies së Murit të Berlinit, përfundon me këto fjalë: "Në rast se një ditë do ia dilni të shpini pas hekurave të gjithë zyrtarët, të cilët lejuan që kjo mynxyrë e jashtme dhe e brendshme të binte mbi kokat e njerëzve tanë, do të jem i pari që do të kthehem".
Se ç‘donte të thoshte me saktësi Shuberti me këto fjalë nuk është tërësisht e qartë, por papritmas kërcënimi është materializuar. Duket se disa njerëz të caktuar mendojnë se është koha për t‘u kthyer e për t‘u hedhur në kundërsulm. Për shembull, prifti Kabish, njeriu që guxon t‘i hedhë sytë nga e shkuara e STASI-t, ka marrë një seri letrash zemërimi nga ish-oficerë të lartë të STASI-t. Një grup i tërë ish-informatorësh firmosën një letër proteste kundër ekspozitës mbi ish-burgun e STASI-t në qytetin lindor Halle.
Njerëzit përsëri të trembur
Në qytetin e vogël të Neumarkut, me më pak se katërmijë banorë, frika nga STASI është edhe sot e pranishme. Njerëzit kanë nisur përsëri të flasin me zë të ulët. "Po", thotë një grua në dyqanin e saj, "e di mirë që janë arrestuar njerëz në të shkuarën, përfshi edhe dy të afërmit e mi". Por nuk pranon të japë sqarime të mëtejshme, "sidomos tani që gjykata i mbylli gojën priftit Kabish". Mënyra se si tregon që njerëzit e thjeshtë janë krejt të pafuqishëm kundrejt kësaj gjendjeje, nuk mund të të mos kujtojë Gjermaninë Lindore të kohës së komunizmit.
Një grua që gjendej mes të katërve që u arrestuan në vitet tetëdhjetë preferon të qëndrojë anonime. Iu desh të bënte dy vjet e gjysmë burg, pasi kur ishte studente, për muaj të tërë kishte shkruar nëpër rrugët e qytetit "Liri, jo socializëm". Tha se e dinte shumë mirë kush e kishte spiunuar atë vetë dhe tre të tjerët. E kishte hasur shumë shpesh atë burrë gjatë këtyre viteve. "Kurrë nuk ka kërkuar ndjesë dhe tani po kthehet në një kapitalist të madh" dhe shton: "Frika është ende aty".
Gjithsesi, një prej viktimave të Shubertit ka vendosur të flasë, ndoshta ngaqë nuk banon më në atë zonë. Tomas Singer studionte në të njëjtën shkollë me të në Reinbah. Sot është mësues në një zonë pranë Berlinit. Dosja e tij në arkivat e STASI-t përmban një numër të gjatë të dhënash të siguruara nga Shuberti.
Në vitet ‘80 Shuberti i kishte marrë hua një libër shkollor, në të cilin Tomasi kishte shkruar disa nga tekstet e këngëve të artistëve Betina Vegner dhe Gerulf Panaç, që të dy shumë kritikë ndaj Gjermanisë Lindore. Pak pasi Shuberti ia kish kthyer librin, Singerit iu kërkua të dilte nga mësimi, u ngjit në një makinë të STASI-t dhe u mor në pyetje. "Kisha shumë frikë", rrëfen sot Singer. Nën presione të forta dhe nën frikën se familjes së tij mund t‘i ndodhte diçka, u detyrua të bashkëpunonte me STASI-n për pak kohë.
Me rënien e Gjermanisë Lindore, 46-vjeçari zgjodhi një rrugë të ndryshme nga ajo që ndoqën shokë të tjerë të klasës së tij. Në vend që të largohej për të fshehur të shkuarën, pranoi të shkuarën prej informatori, edhe pse vetë qe viktimë e STASI-t.
Por ndershmëria do të thoshte t‘i hiqte vetes mundësinë për të punuar në administratën shtetërore. "Të jem i sinqertë, këtë duhet t‘ia di atij për nder", thotë Singer. Si mësues gjermanishteje dhe historie u flet shpesh nxënësve për ato që ndodhnin dikur në Gjermaninë Lindore.
E mban mend shumë mirë historinë e 28 viteve më parë. I shkroi një letër prekëse priftit Kabish, duke marrë përsipër ndjenjën e fajit dhe të keqardhjes. Diçka që ia vlen të përmendet, duke ditur se Kabish është kthyer në objekt talljesh për këmbënguljen që tregon ndaj çështjes së ish-agjentëve të STASI-t.