Wu Zhao, Perandoresha e mallkuar
Mjeshtri i njohur Kung Fu-Tzu, i cili ka jetuar pesë shekuj para Krishtit dhe që jezuitët e "latinizuan" si Konfucio, nuk kishte një vlerësim të madh për gratë. Informacionet e pakta që kemi mbi të e përshkruajnë kategorikisht si një mizogjin (njeri që u rri larg grave). Mes arsyeve që e shtynë të braktiste një detyrë politike dhe t‘i përkushtohej filozofisë, rëndonte dyshimi se sovrani i tij ishte gënjyer dhe manipuluar nga një grup kërcimtarësh. Pasi u shkarkua nga detyra e këshilltarit të princit, Konfucio citoi vargjet e një kënge të vjetër: "Gjuha e një gruaje/ mund t‘i kushtojë një burri pozicionin e tij/ Fjalët e një gruaje/ mund t‘i kushtojnë një burri kokën e tij".
Për më shumë se dymijë vjet konfucianizmi ka ngulitur në qytetërimin kinez një rregull patriarkal: si fëmijët duhet të respektojnë autoritetin e të moshuarve, ashtu edhe gratë duhet t‘u binden burrave. Vetëm këto rregulla garantojnë harmoninë sociale dhe pasqyrojnë mbi tokë zotërimin e universit. Dhe, për dymijë vjet të tjera, nën shenjën dominuese të konfucianizmit, Kina ka pasur gjithmonë perandorë meshkuj, por vetëm me një përjashtim, një të vetëm. Është Wu Zhao, Perandoresha e vetme e Tokës së Mesme, e cila ka jetuar nga viti 624 deri në 705 pas Krishtit dhe qeverisi Kinën me grusht të hekurt pothuajse për gjysmëshekulli.
Para dhe pas saj ka pasur gra e dashnore nxitëse, të cilat kanë qenë të afta që atëherë për të manovruar perandorët. Ka pasur nëna mbretëresha dhe njerka sunduese, si vejusha Ci Xi, nëna e Perandorit të fundit me të cilin në 1908-ën u shua dinastia Qing.
Megjithatë, asnjëra, përjashto Wu Zhao, nuk e theu kurrë tabunë konfuciane, që e ndalonte një grua të zotëronte detyrën perandorake. Ndaj, figura e Perandoreshës së vetme kineze lartësohet në histori. Është mitizuar ose djallëzuar; ka ngjallur kureshtje të madhe dhe shpesh të frikshme, që ende sot lulëzojnë në letërsi ose kinemanë popullore. Shumë gra dhe politikane janë munduar ta "vjedhin" dhe ta imitojnë.
Ishte ende në majë të pushtetit të saj, kur një historian, që s‘i shkonte më fjala, në vitin 684 i thoshte këto fjalë të "zjarrta": "Me zemrën e një gjarpri dhe karakterin e një dhelpre, ka marrë nën shërbim spiunë, duke shkatërruar njerëzit e mirë. Ka vrarë të motrën, vëllezërit, të shoqin princ dhe të ëmën. Urrehet në të njëjtën mënyrë nga njerëzit dhe zotat". Ndërsa ajo i përgjigjej: "Kanë bërë komplote kundër meje dhe unë i kam shkatërruar. Nëse jeni më të zotë se ata, urdhëroni, provoni të më sfidoni, në të kundërt jeni nën urdhrat e mi dhe do t‘i kurseni perandorisë spektaklin e disfatës suaj qesharake".
Atmosfera e errët dhe e vrazhdë që rrethon biografinë e saj duket sikur peshon ende sot përreth monumentit të varrit. 70 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të vjetër të Xian (vendi i ushtrisë së terakotës) një vizitues e njeh nga larg varrin e Perandoreshës nga "dy gjinjtë". Kjo është nofka që kinezët u kanë vënë dy kodrave simetrike që e rrethojnë, ku secila prej tyre në majë ka nga një kullë, e cila të jep përshtypjen e një çatie.
Në ndryshim nga njerëzit e famshëm që kanë bërë historinë kineze, mbi varrin e saj ka një sinjal anormal: të gjithë varret e perandorëve të tjerë kanë në hyrje një gur varri, mbi të cilin janë gdhendur epitafe lavdëruese; mbi gurin e varrit të Wu-së nuk është shkruar asgjë, madje as fëmijët e mbijetuar nuk guxuan të gdhendnin një mendim mbi të. Kjo është një ngjarje që nuk ka ndodhur në dymijë vjetët e historisë perandorake.
Përreth, statujave të zyrtarëve të lartë të oborrit mbretëror dhe atyre të ambasadorëve të huaj u janë prerë kokat: thuajse një mallkim ka dashur të fshijë gjithçka që ndodh nën mbretërinë e saj.
Imazhi me të cilin rikujtohet më shpesh është "dhelpër tradhtare". Megjithatë, portreti që shfaqet nga kronikat e epokës nuk është vetëm negativ, por komplet ndryshe. Sipas kanonikëve të estetikës femërore të asaj kohe, Wu cilësohej si një femër jashtëzakonisht e bukur. Madje, që në moshë të vogël, kur ishte vetëm 13 vjeçe, u përzgjodh si dashnore nga Perandori Taizong (dinastia Sui). Sensualiteti i saj ka eksituar fantazinë në shekujt në vazhdim. Kinezët janë të bindur se bëri një karrierë të shpejtë brenda haremit perandorak, sepse "ofronte shërbime seksuale, që asnjë grua tjetër nuk mund ta bënte". Një shpjegim i atij portreti, si një grua seksualisht e lirë dhe agresive në shtrat, tregohet në prejardhjen e saj etnike: në kohën e dinastive Sui e më pas Tang, kinezët ishin përzier me fiset e Azisë Qendrore, popujt nomadë turkmenë, ku femrat vishnin pantallona, kalëronin dhe kishin një peshë më të madhe në familje se sa kinezet.
Alkova (dhomë gjumi e stolisur) ka një rol të rëndësishëm në pushtetin e Wu Zhao. Në vitin 649, kur vdiq Perandori Taizong, teorikisht ajo duhej të qethej zero dhe të hynte në një manastir ku jetonin vejushat e perandorëve. Këtu qëndrojnë të gjitha gratë e dyta (në poligami), të cilat nuk mund t‘i japin Perandorit një trashëgimtar. Pavarësisht zakonit, ajo i kishte menduar mirë gjërat. Kur Taizong ishte gjallë, ajo u bë dashnorja e të birit, princit Gaozong. Pa marrë ende fronin, dashnorja e tij mbetet shtatzënë, e cila i jep edhe trashëgimtarin e parë mashkull. Ky ishte një hap i rëndësishëm në luftën për marrjen e oborrit mbretëror. Wu dobëson pozicionin e bashkëshortes së Gaozong, e cila është sterile dhe e zëvendëson si grua e dytë. Më vonë, për të mos rrezikuar, i pret duart e këmbët dhe i mbyll në një shishe vere. Në vitin 660, Perandori Gaozong preket nga një goditje apoplektike (damllaja) dhe mbetet i paralizuar. Që nga ai moment, Wu Zhao do të qeverisë Kinën me anë të prokurës. Pas vdekjes së bashkëshortit, në vitin 690, ajo bën një gjest të papërfytyrueshëm, e kurorëzon veten si Perandoreshë. Është një parim kundër traditës patriarkale, një veprim i padrejtë, që duhet të ndeshet me rezistencën e fortë të oborrit dhe gjithë shtresës drejtuese. Por, gjatë viteve të pushtetit të saj të zi, kur drejtonte ajo në vend të bashkëshortit invalid, Wu Zhao ngriti një rrjet pushteti të frikshëm. E shndërroi oborrin mbretëror në një qendër sekrete policie, duke vendosur në drejtim njerëzit e saj të besuar dhe familjarët.
Megjithatë, zgjuarsia e Wu Zhao qëndron diku tjetër. Ajo e kishte kuptuar se pushteti i ngritur vetëm në bazë të terrorit dhe komploteve është i thyeshëm e jetëshkurtër. Për të fituar mirëkuptimin e burokracisë perandorake ajo gjeti zgjidhjen e duhur: përdori besimin. U bë "zote" e budizmit, duke dalë kundër konfucianizmit. Në këtë operacion e ndihmoi një nga të dashurit e saj, një tregtar droge dhe kozmetike, me të cilin kishte marrëdhënie që nga viti 680. Për ta parë sa herë që donte, Perandoresha e emëroi abat të manastirit "Kali i Bardhë", pranë qytetit të Luoyang. Me ndihmën e të dashurit abat, Perandoresha nis ndërtimin e një "kulti femëror" për të ligjësuar pushtetin e saj. Pas pak kohësh zbulohet dhe lartësohet një shkrim i vogël i traditës budiste, që quhej "Sutra e Hënës së Madhe", ku lavdërohet një hyjni femërore, Zonja e Kaltër dhe Rrëzëlluese. Shkrimi i shenjtë profetizonte se shtatë shekuj pas vdekjes së Budës, Perëndesha do të lindë në tokë e mishëruar si një princeshë.
Perandoresha Wu i investonte bujarisht pasuritë e thesarit publik për të financuar ndërtimin e manastireve, tempujve dhe statujave të reja, mes tyre një Budë gjigante 17 metra në shpellat e famshme të Longmen, ku të gjithë janë të devotshëm ndaj kultit të Maitreya-Buda, nëna perëndeshë, që do të mbizotërojë në parajsën e ardhshme.
Emri i Wu Zhao në ideogramën që e shpreh, është i mbushur plot kuptime: shpreh diellin dhe hënën e zbrazët. Që nga hipja e saj në fron, perandoria përdorte emra të tjerë që kishin domethënie fetare. Shpesh thërritej Rrethi i Artë, E Rënë nga Qielli, Bodhisattva. Edhe kjo përzgjedhje titujsh është një lloj hakmarrje femërore. Në traditën patriarkale konfuciane gjuha shërbente për të ndarë meshkujt nga fermat. Ideograma femërore përdoret për të formuar karaktere negative si skllav, xhelozi, prostitutë, djall etj. Perandoresha e shndërron vetveten në hyjni budiste, duke bërë një eksperiment radikal, që më pas nuk do t‘i falej. Vdekja e saj në vitin 705 ndodhi si pasojë e një grushti shteti në pallat, ku më pas legjendat thonë se e pikturuan si një qenie jashtëtokësore. E përshkruanin si një grua cipëplasur, mjaft e pasionuar pas seksit, e cila i detyronte burrat në shtrat të kryenin akte të turpshme.
Në fakt, shumë persona e kanë cilësuar mbretërinë e saj si një epokë të artë të qytetërimit kinez. Në ato vite mes dinastive Sui dhe Tang, Perandoria e Mesme arriti një apogje zhvillimi dhe fuqie. Në oborrin mbretëror të Wu Zhao lidheshin marrëdhëniet diplomatike me mbarë botën, vinin për vizitë princër persianë, tregtarë hebrenj dhe indianë, misionarë tibetianë, ambasadorë të mbretërisë bizantine dhe artistë japonezë. Ishte një periudhë mirëqenieje kundrejt pjesës tjetër të botës, ku një kontribut shumë të madh dha pa dyshim sovrania më e zgjuar dhe e aftë e botës.
Megjithatë, figura e Wu Zhao ka mbetur shumë kaba për t‘u dorëzuar në peshoren e historianëve. Edhe pas vdekjes ajo "nuk ka hequr kurrë dorë" nga kinezët. Në shekullin XV frymëzoi një roman pornografik, i cili titullohej "Zoti i Kënaqësisë Perfekte", i pasur me detaje të shumta mbi dashuritë e saj. Në shekullin XIV u shkrua një tjetër roman "Lule në Pasqyrë" ku sovrania cilësohet si një hakmarrëse ndaj të gjitha grave të shtypura, një grua si burrë që ia imponon vullnetin e saj edhe natyrës. Në shekullin e njëzetë, komunistët riaftësuan kujtimin e saj dhe përvetësuan personazhin për të luftuar emancipimin e femrave. Në mes të viteve ‘70 me përfundimin e revolucionit kulturor, kur Mao Zedong u prek nga sëmundja e parkinsonit dhe në Partinë Komuniste shpërthen lufta mes grupeve rivale, simboli i perandoreshës grua u hodh në mes të vorbullës së betejës politike. Të gjithë përdorën personazhin e historisë së vjetër për ta hedhur fjalën te Jiang Qing, bashkëshortja e Maos, e cila bënte pjesë në famëkeqen "Banda e të Katërve", nxitësit e Rojeve të Kuqe. Rryma radikale e rindërton historinë e Wu Zhao, duke e përshkruar si një grua të fortë dhe besnike që qeverisi Kinën duke zëvendësuar bashkëshortin e sëmurë. Njerëzit e matur, armiqtë e "Bandës së të Katërve" zbuluan se perandoria ishte një imorale.
Një grua autoritare Shu-Fang Dien, i kushtoi një vepër monumentale "Perandoresha Wu në histori dhe letërsi". Ajo është një e pasionuar pas kushteve të gruas kineze. Perandoresha Wu Zhao është bërë gjithashtu pjesë e telenovelave, të cilat e pasqyrojnë në versione të ndryshme përmes ekranit të televizorit në shekullin e njëzetenjë. Ja si shprehet ajo: "Kemi që nga koha e perandoreshës së shekullit VII që kërkojmë të lëmë prapa trashëgiminë e ideologjisë konfuciane. Lufta vazhdon".
Shakaja e fundit që fati i rezervoi perandoreshës së lashtë erdhi nga një shtëpi botuese. Në vitin 1996, një biografi e suksesshme e Hilari Klinton, shkruar nga një autor kinez, doli në librari me këtë nëntitull: "Një perandoreshë Wu në Shtëpinë e Bardhë".