E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas sherri për fotot e Ildës në internet

U arrit qëllimi i Olsit dhe grupit të tij, për të nxehur situatën deri në atë pikë sa njerëz brenda shtëpisë të lëndoheshin.
Ilda iu kthye Olës me zemërim të madh për atë që ka thënë ajo: që Ilda është pjesë e një videoje pornografike në celular. Ilda është shumë e revoltuar dhe duke e sulmuar Olën, i thotë se është bërë shpifëse dhe gënjeshtare. Ina është në dhomë duke u veshur, ndërsa ato të dyja flasin dhe kur Ola e përfshin Inën në llafet që janë shpërndarë, Ina e shmang veten plotësisht, duke thënë se nuk është e përfshirë në këtë bisedë.
Ilda del në kopsht, duke u thënë gjithë të tjerëve se çfarë bisede bëri me Olën. Ajo pyet Polin, pasi Ola i tha që ajo këtë bisedë ia ka thënë Polit. Poli thotë se ai nuk është i përfshirë në këtë bisedë. Ilda është krejtësisht e habitur dhe po nis të stresohet.
Grupi tregohet jashtë mase i qetë, sidomos Çimi dhe Olsi, ndërsa Ilda e revoltuar u tregon fjalët e Olës.
Në dhomë Ola i thotë Inës se në këtë pikë Ina duhet të mbajë përgjegjësitë e veta dhe mos ta mbrojë Polin. Ola thotë se Poli e ka shpërndarë përmes Inës te të tjerët, pasi ajo vetëm Polit ia ka thënë këtë bisedë. Ola thotë se ajo vetë e pranoi që këtë gjë ia ka thënë ajo Polit, kurse Ina duhet të pranojë që e ka marrë vesh nga Poli.
Në kopsht, Ilda, në prezencë të të gjithëve, e pyet Polin se përse ai nuk ka vajtur tek ajo t‘i thoshte për fjalën që qarkullonte. Poli thotë se ai nuk ka pse të përcjellë thashetheme, sepse ai nuk u vë rëndësi fjalëve të tilla. Ilda i thotë se ai duhej t‘ia kishte thënë, pasi ata kanë miqësi.
Grupi mbulon anëtarët e vet dhe secili prej tyre po bën të paditurin lidhur me këtë histori. Ilda duket si e zënë në kurth, pasi nuk di se cilit t‘i besojë.
Ilda do t‘i shkojë në fund gjithë kësaj historie dhe ballafaqimi mes banorëve është shumë i mprehtë. Në prezencë të Olës dhe të tjerëve, pak nga pak zbulohen të gjithë, se këtë gjë e kanë ditur dhe e kanë përfolur që në momentin që Ola e nxori nga goja.
Ilda bën këtë lidhje: Ola ia ka thënë Polit; Poli ia ka thënë Inës; Ina ia ka thënë Çimit dhe Çimi ia ka thënë Titit.
Shkëlqimi mbron idenë se ai e ka gjetur këtë bisedë të hapur mes të tjerëve dhe se u ka thënë se një gjë të tillë duket t‘ia thonë Ildës në sy. Mardiola e akuzon Çimin si hipokrit.
Ola me Çimin zihen keq. Ola thotë se ata e kanë shpërndarë fjalën që ka thënë ajo, kurse Çimi thotë se ajo e ka shpërndarë vetë.
Ilda acarohet me të gjithë, duke u thënë se si është e mundur që asnjëri nga ata aty nuk ka pasur guximin për t‘ia thënë. Ilda thotë se aty të gjithë janë rivalë edhe nëse sajohet diçka e tillë, loja nuk bëhet e ndershme. Ilda thotë se të gjithë janë hipokritë.
Ola i thotë se ajo merr të gjitha përgjegjësitë e asaj që ka thënë, por i thotë të mos harrojë se ata të tjerët nuk janë më të mirë. Ola thotë që banorët e tjerë kanë bërë aleanca mes tyre që të mos nxjerrin faktin që ata e kanë thurur këtë rrjetë thashethemesh mes tyre.
Ildës i përshkallëzohet gjendja shpirtërore gjithmonë e më shumë. Ajo flet me tone tepër të ashpra për sjelljen e të gjithë banorëve karshi saj, ndërkohë që secili prej tyre kërkon të mbrojë dhe justifikojë veten.
Ilda akuzon direkt Polin, që nuk ia ka thënë, dhe Poli i thotë se në momentin që e dëgjoi, nuk i vuri rëndësi dhe e harroi atë bisedë.
Ola ia pranon Ildës se fajin e vet, por Çimit i thotë se ai është hipokrit edhe mashtrues, sepse thotë që këtë bisedë e ka dëgjuar nga goja e saj. Ola thotë se kjo është diçka e bërë me plan nga banorët për të arritur në këtë pikë.

Banorët i ka shqetësuar sjellja e Olës, e cila u tregon fjalët që ka dëgjuar jashtë, para se të hynte në shtëpi. Ata ndihen të kërcënuar nga fakti që ajo s‘i thotë në sy ato që di, por i përdor si thashetheme.
Ina, Juli, Poli dhe Çimi bien dakord se veprimi i Olës ishte tepër i gabuar, kur tha për Ildën se ajo është "femër blue tooth"-ësh.
Ina është e ndërgjegjshme se Ola e ka bërë këtë gjë për të futur atë me Ildën në sherr. Juli thotë se Ola e ka bërë këtë për të disatën herë dhe nuk falet.
Juli i thotë Inës se Ola e bën të duket sikur informacionet nga jashtë vijnë prej Inës, ndaj Ilda mendon se Ina i ka thënë ato gjëra nga vetja.

Mardiola me Olsin kanë dalë në kopsht dhe diskutojnë zënkën e sotme dhe thashethemet për Ildën. Mardiola thotë se që në momentin e parë Ilda i është dukur fytyrë e parë dhe i pat thënë që mund ta ketë parë në internet ose videot që qarkullonin. Ajo thotë se përgjegjësinë e fjalëve që ka ajo e pranon, por nuk përjashton faktin që ka mundësi për të bërë intriga kur duhet.
Mardiola thotë që këto llafe janë përhapur që ditën e tretë që kanë hyrë në shtëpi dhe çudi që dolën në sipërfaqe vetëm sot.
Edhe Olsi çuditet që e paskan ditur të gjithë dhe vetëm ai nuk ka ditur gjë.
Olsi shton se nëse ai do të ishte Poli, do ta shfrytëzonte një rast të tillë për të bërë show dhe debat edhe me të tjerët, duke e hapur si diskutim në sy të të dyjave.
Mardiola shton se të gjithë këtu flasin prapa krahëve dhe e gjithë kjo bëhet për një të shtunë. Olsi pohon se është në dijeni për këtë gjë. Këtu brenda ka shumë intrigë dhe kjo gjë e ka tërhequr Mardiolën.
Debati vazhdon të diskutohet edhe në ambientet e tjera të shtëpisë mes Inës dhe banorëve të tjerë. Ina është e revoltuar me Ildën. Të gjithë japin mendime se si do të vepronin në rast të Ildës. Banorët nuk kuptojnë rolin e Mardiolës në këtë mes, duke përcjellë thashetheme sa andej e këtej.
Ndërkohë që Ida me Polin janë duke diskutuar nga dhoma tjetër, Ilda është shumë e revoltuar me Mardiolën. Ajo nuk mund të ulet në nivelin e Mardiolës, megjithatë faji është i të gjithëve. Ajo është e nxehur edhe me Inën si llafazane.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›