E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermeni Debat per kandidatin e duhur

Kreu i shtetit

Konkurs publik edhe per Presidentin e ri te Republikes. Modeli i ndjekur me perzgjedhjen e Avokatit te Popullit ngjan te kete zene vend ne mendjen e drejtuesve socialiste te cilet kane kaluar madje ne hapa konkrete per realizimin e procesit te depozitimit dhe perzgjedhjes se kandidaturave. Ne nje prononcim per Top Channel kryetarja e komisionit perzgjedhes per Avokatin e Popullit deputetja Eglantina Gjermeni ka pohuar madje ngritjen e nje grupi pune per pranimin e kandidaturave duke e ngritur idene e konkursit ne nje rang gati zyrtar. Partia Socialiste ka ngritur nje grup pune dhe perzgjedhja e paraqitja e nje kandidature presidenti konsensual perputhet ne fakt me vizionin qe PS-ja ka per perzgjedhjen e nje figure e cila do te misheroje unitetin kombetar do te kete nje profil sipas Kushtetutes por perputhet edhe me interesat kombetare qe Partia Socialiste ka pjese te vizionit te saj dhe me aspiraten e integrimit europian qe ne kerkojme te behemi pjese tha ajo. Nderkohe nje prej deputeteve me te angazhuar per ceshtjet juridike ne PS Damian Gjiknuri ka deklaruar dje se trajtimi ne Gjykaten Kushtetuese i debatit per raundin e katert dhe prezencen nuk eshte ende ne axhende. PS-ja eshte shprehur se eshte per nje dialog per te zgjedhur nje figure konsensuale. Nuk duam te bejme nje lufte votimi ne Parlament pa gjetur me pare nje figure te tille. Per ne dergimi i ceshtjes ne gjykate eshte nje debat i parakohshem tha Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›